Revista TMZ shkruan se Kim Kardashian është rikthyer me ish të dashurin e saj Reggie Bush. Pak muaj pas ndarjes nga bashkëshorti Chris Humphries, bukuroshja Kardashian është parë në shoqërinë e ish-it të saj, ndërsa miqtë e saj flasin një një ringjallje ndjenjash mes tyre.

Edhe pse vetëm pak ditë më parë Kim deklaroi se nuk do të dalë më kurrë me ndonjë lojtar të futbollit amerikan, ditët e fundit duket se ka ndryshuar mendim.

“Kim dhe Reggie ishin në drekë. Ata u ulën në tarracën e restorantit dhe kanë kaluar dy orë së bashku duke shijuar ushqimin, shoqërimin dhe kanë flirtuar,” -tha një burim brenda restorantit për portalin HollywoodLife.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here