Personazhi më i komentuar i reality show-t KUWTK, Kim Kardashian ka treguar sa të vështirë e ka patur të zgjedhë emrat e fëmijëve të saj. Në një intervistë gjatë shfaqjes së mëngjesit ajo ka zbuluar se si është metoda më e mirë për të gjetur emrin e duhur për ta. Pas diskutimeve të disa opsioneve Kim dhe Kendall i testuan emrat duke i bërtitur ata në korridor pak a shumë kështu: “Psalm eja këtu”. Kim tregon se po e çmendte motrën e saj sidomos kur vendosi të bënte një zgjedhje ndryshe nga Kendall.
“Fëmijët e mi janë të veçantë e kështu duher të jenë dhe emrat e tyre”, shprehet modelja.
Kujtojmë se emrat që Kim ka zgjedh për fëmijët janë shumë të pazakontë dhe jo të dëgjuar, North, Chicago, Psalm dhe Saint.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here