Ndonëse ende zyrtarisht nuk është divorcuar nga basketbollisti Kris Humpries, me të cilin ishte e martuar plotë 72 ditë, sipas tabloideve amerikane Kim Kardashian tashmë e ka gjetur të dashurin e ri.

Viktimë e re e saj është aktori Lance Gross, me të cilin ka luajtur bashkë në filmin “’The Marriage Counselor”. Fakti se Lance ka një të dashur për Kimin si duket nuk paraqet kurrfarë pengese.

Sipas miqve të saj, Kim i ka dërguar Lancet numër shumë të madh të sms porosive me shprehje dashurie.

Sipas medieve amerikane 31-vjeçarja Kim është një vit më e vjetër se Lance Gross, i cili asaj ia kujton të dashurin e dikurshëm Reggi Bush. Thuhet se Lance është tip mashkulli që më së shumti i pëlqen Kimit: është me shtat të zhvilluar e muskulor dhe me ngjyrë çokollatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here