Kanye është një reper me fat. Kim Kardashian duket se ka marrë përgjegjësi t’ia dëshmoj mashkullit të saj se ajo vërtetë e dashuron.

Mund ta mos e besoni se çfarë bën ajo për të. Miq të afërt me çiftin e famshëm kanë treguar se Kim-i vazhdimisht ia dëshmonë Kanye West-it që ajo është e duhura, ose me fjalë të tjera, është “perfect bitch”, siç e ka quajtur edhe vet këngëtari në një këngë.

“Ajo çmendet për të, bën gjithçka për të. Madje i hekurosë rrobat e tij, gatuan për të, përgatit qaj. Ajo e mbanë macen e tij, Mercy dhe gjatë gjithë kohës kur janë larg i dërgon fotografi. Ajo po i shprehë dashuri në këtë mënyrë dhe padyshim ai po e vlerëson këtë gjë”.

Sipas këtyre fjalëve duket se Kardashian di të jetë një bashkëshorte e mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here