Starleta ka nxitur thashethemet se si planifikon të qëndrojë para altarit me reperin Kanye West (35) pasi që në Twitter ka publikuar fotografinë në të cilën pozon në fustan të bardhë.

Kim Kardashian (31) në fotografi pozon me shpinë të kthyer në fustan të nusërisë me flokët e mbledhura mbrapa. Muajin e kaluar i dashuri i saj ka nxitur zërat për martesë pasi që kishte porositur dizajnimin e unazës së fejesës për Kim.

Unazën do ta dekorojnë rubinët dhe diamantet të cilët ishin pjesë e stolive të përzgjedhura të nënës së ndjerë të reperit.

Por duket që reperi duhet të presë edhe pak kohë për ta çuar starletën para altarit sepse ajo ende nuk ka finalizuar divorcin me ish-bashkëshortin, Kris Humphries. Kim është në luftë me basketbollistin, i cili pas ndarjes e ka akuzuar që ka kaluar me të 72 ditë vetëm për të rritur shikueshmërinë e shout të saj ‘Keeping Up With The Kardashians’.

Gjykuar sipas pohimeve të burimit për një portal amerikan Kim në të vërtetë dëshiron të krijojë familje me reperin.

“Lidhja e tyre është serioze, dëshiron të martohet sa më parë. Por nëse kjo prolongohet për shkak të ndarjes së saj me Kris, do të presin me martesën dhe së pari do të koncentrohen në krijimin e familjes me Kanye”, – pohon burimi.

Ai tutje shton që çifti tashmë njihet më shumë se dhjetë vjet dhe Kim nuk e ka marrë këtë vendim vetëm brenda natës.

“Ajo mendon që Kanye ka gjithçka, është jashtëzakonisht i pasur, i talentuar dhe duket mirë. I pëlqen ideja që për herë të parë do të bëhen prindër”, – pohon burimi.

Për starletën kjo do të jetë martesa e tretë. Martesën e parë e ka pasur me 19 vjet. Martesa me producentin muzikor Damon Thomas (41) ka zgjatur tri vjet, ndërsa Kim më vonë e ka akuzuar në publik që ka qenë i dhunshëm ndaj saj.

Ditën e njëjtë starleta ka publikuar edhe fotografinë në të cilën qëndron e shtrirë në ujë me rroba të brendshme dhe buzëkuq në gojë.

“Xhirimi i reklamës nën ujë. Është shumë më vështirë se sa duket”, – ka shkruar nën fotografi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here