Ylli i serialit/filmit “Sex and the City”, Kim Cattrall, thotë se do të ishte e lumtur me karrierën e saj edhe pa suksesin që i ka sjellë drama televizive.

Përkundër suksesit të madh që i solli roli i Samantha Jones, aktorja 53-vjeçare pohon se nuk do të ankohej për karrierën e saj edhe nëse nuk do ta kishte përjetuar këtë sukses.

Veç tjerash, Kim ka thënë se para se të nënshkruante për këtë serial kishte pasur frikë, duke qenë se nuk e dinte nëse ishte e gatshme ‘të falte’ gjashtë ose shtatë vite nga jeta e saj. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here