Pavarësisht se a veshet me ngjyrë të ndezur, apo shfaqë shumë nga hiret femërore, stili i veshjes së Kim Kardashian është gjithmonë temë diskutimi e mediave botërore, ndonëse jo gjithmonë për të mirë.

Veshjet e Kim të inspiruara nga Kanye West, kanë vënë në lojë figurën e saj, prandaj ajo ka befasuar për të mirë, me një nga paraqitjet e saj, duke u shfaqur goxha klasike dhe më me stil se në të kaluarën.

Ajo u vlerësua shumë, pasi kishte veshur një fustan të shkurtër, të inspiruar nga xhaketat mashkullore, por që ishte shumë tërheqës.

Megjithatë, Kim nuk ka qenë ylli i parë që ka zgjedhur këtë veshje të veçantë, pasi pak ditë para saj, këngëtarja e “Black Eyed Peas”, Fergie, ishte paraqitur e veshur ngjashëm në Javën e modës në New York.
Kjo ngjashmëri në veshje, nuk është e para për dy personazhet e njohura.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here