Këto ditë në Prishtinë, sapo kanë përfunduar xhirimet e filmit “Nëna”, film me skenar dhe regji të Korab Lecaj. Lecaj rolin kryesor, atë të Nushit, ia ka besuar aktorit dhe njëherit personazhit të dashur për publikun shqiptar Haki Kika.

Mediat dhe publiku shqiptar e kanë pritur shumë mirë rikthmin e Kikës në ekranin e madh, aq më tepër në atë të filmit.

Nga ana e tij Kika është shprehur se ka të bëjë me një rol shumë kompleks dhe është nën ethe të reagimit të kritikes dhe publikut për mënyren se si ka realizuar rolin në filmin “Nëna”.

“Jam munduar ta bëj më të mirën edhe pse koha e realizmit të filmit ka qenë e shkurtër por shumë dinamike. Është sfidues rikthimi im në ekran por ndjehem mirë që jam aty ku e kam vendin”, ka thënë mes tjerash Haki Kika.

Në këtë film Kika luan rolin e një burri (Nushit) i cili është mes një dileme të madhe brenda familjes së tij. Atij i duhet të bëjë zgjedhje në mes të kujdesit ndaj nënës së sëmurë dhe gruas e fëmijëve.

Se cilën zgjedhje bën Nushi mbetet ta presim filmin e metrazhit të mesëm i cili tani është në fazën e post-produksionit.
Regjisori Lecaj është njëri nder krijuesit e e rinj e të talentuar prej të cilit pritet shumë në të ardhmen në fushën e kinematografisë./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here