KIDA bëhet fytyra e re e Prince Quick!Këngëtarja e famshme kosovare Orhidea Latifi-Kida ka mbajtur të shtunën Një koncert të madh në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë para rreth 5 mijë të pranishmëve.

Njëherësh ajo është shpallur edhe fytyra zyrtare e kampanjës së Devolli Corporation për produktin për fëmijë Prince Quick. Gjatë konferencës për media ku Kida është bërë zyrtarisht pjesë e Devolli Corporation tha se ndjehet shumë e kënaqur që është bërë pjesë e Prince

Quick dhe e vlerësoi të jetë një bashkëpunim shumë i mirë. Në mesin e këngëve të tjera Kida ka performuar edhe këngën e saj më të re “Don’t say no more” në bashkëpunim me DJ e famshëm nga Franca – HCUE, i cili ishte prezent në event. Koncerti është moderuar nga Berat Miftari, Gonxhe Gerxhaliu, dhe Shqipe Berisha, kurse mysafir special ka qenë këngëtari i njohur Endri i cili ka kënduar disa këngë para publikut.

Fëmijët janë argëtuar gjatë tërë kohës me 20 maskotat e luanit dhe patën mundësi që të shijojnë Prince Quick gjatë tërë kohës. Shpërblime të shumta, në mesin e tyre një Sony PlayStation4, janë shpërndarë në event.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here