A është gati Khloe Kardashian të martohet sërish dhe të nisë një familje të re me të dashurin Tristan Thompson?

Në një intervistë për “The Mail on Sunday”, ylli 33-vjeçar ka folur në lidhje me jetën e saj dhe mundësinë për tu martuar sërish dhe për të pasur fëmijë të tjerë.

Khloe 33 vjeçe dhe Tristan 26 vjeç, janë takuar shtatorin e kaluar, tre muaj përpara se ajo të përfundojë divorcin e saj nga Lamar Odom, 37 vjeç, përcjell GSh.

“Jam në marrëdhënien më të mirë që kam qenë ndonjëherë dhe për mua nuk ka rëndësi një unazë për tu ndierë mirë. Unë besoj në martesë dhe dua të martohem përsëri një ditë, por nuk kam një afat kohor. Përse njerëzit mendojnë se martesa përputhet me lumturinë? Ka shumë njerëz në martesa jo të shëndetshme”, u shpreh ylli 33-vjeçar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here