Khloe Kardashian donte fëmijë me Lamar OdomKhloe Kardashian mbrëmë ka folur për herë të parë në emisionin e saj Kocktails With Khloe rreth lidhjes që kishte me Lamar Odom, dhe ka zbuluar se ata të dy bënin plane serioze për ta zgjeruar familjen e tyre.

Gjatë bisedës së sinqertë me të ftuarit e saj, 31 vjeçarja tha se ajo donte fëmijë që kur ishte 13 vjeçare.

“Gjithmonë kam dashur të punoj me fëmijët, ose të bëhesha punonjëse sociale, ose mësuese e shkollës”, tha ajo. “Lamar dhe unë donim që të adoptojmë, por edhe të kujdesemi për fëmijët e tjerë”.

Si e ftuar në emisionin e saj, Kendall Jenner i aprovoi fjalët e së motrës duke shtuar: “Ajo është shumë, shumë e zonja me fëmijët. Nëna ime me linte në shtëpi dhe shkonte për të punuar, dhe gjithmonë e dinte që Khloe do të ishte aty për t’u përkujdesur”.

Meqë lidhja në mes të Khloe dhe Lamar nuk funksionoi – ai u akuzua se e kishte tradhtuar me dy femra në vitin 2013 – ylli i Keeping Up With The Kardashians ka vazhduar ta mbështesë ish-in e saj që kur ai është gjetur pa ndjenja në një bordello ne Nevada.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here