Aktori dhe regjisori amerikan Kevin Smith është nxjerrë nga aeroplani në aeroportin në Oakland, pasi që piloti vlerësoi se është shumë i shëndoshë për ta zënë ulësja.

Jam i shëndoshë… Nëse dukeni si unë, mund të largoheni nga aeroplani i Southwest Air”, shkroi aktori në faqen e tij në Twitter.

Kjo kompani ajrore njoftoi se pasagjerët e saj duhet të ulen sigurt dhe rehatshëm në vendet e tyre ose ndryshe ta zgjidhin problemin.

Pas shumë kritikave në internet, kompania “Southwest Air” i kërkoi falje Smithit në sajtin e tyre.
Kevin Smith është regjisor i filmave “Dogma” dhe “Girl from Jersey” dhe në filma shpesh paraqitet me karakterin Silent Bob.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here