Kevin Jonas dhe Danielle Deleasa martohenMë i madhi nga anëtarët e bendit Jonas Brothers, Kevin, është martuar të shtunën me të fejuarën e Danielle Deleasa.

Ceremonia është zhvilluar në një kala në Long Island të New Yorkut, ku kanë qenë të pranishëm rreth 400 familjarë dhe miq të këngëtarit.

“Ne jemi shumë të lumtur që më në fund u martuam dhe jemi në gjendje ta ndajmë këtë moment të veçantë me familjarë, miq dhe të dashur tonë”, ka thënë dyshja në një deklaratë për People.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here