33Kënga “Bon Bon” e Era Istrefit, e publikuar në janar të këtij viti, është projekti muzikor më i klikuar, sa u përket klipeve të realizuara nga artistët shqiptarë gjatë vitit 2016.

Kjo këngë që bëri jehonë në arenën muzikore botërore, e cila më pas u publikua nga kompania Sony Ultra Music, me të cilën ylli muzikor vendas këtë vit firmosi një kontratë në vlerë prej 1.5 milion dollarësh, ka arritur në shifrën e 250 milionë klikimeve.

Kënga tjetër që mblodhi brenda vitit më shumë se pesëdhjetë milionë klikime ishte projekti i dyshes Noizy dhe Enca, e cila qëndroi në vendin e parë për shumë javë në top-lista të mediumeve shqiptare.

Më shumë se tridhjetë e tre milionë klikime pati edhe kënga “Ajo” e Majk dhe Ghetto Geasy, ndërsa në shifrat prej tridhjetë milionëve u klikua edhe njëri ndër hitet e kësaj vere e kënduar nga Etnon dhe Genta Ismajli.

Në listën e këngëve që u klikuan më së shumti brenda 2016-ës renditet edhe “Cocaina” e Mozzik me njëzeteshtatë milionë, pastaj “Bongo” e kënduar nga dueti Capital T dhe Dhurata Dora me më shumë se njëzetedy milionë, e pasuar nga “Monster” e Getinjos dhe Baby G me njëzet milionë klikime.

Tejet të klikuara ishin këngët e Flori Mumajesit ne bashkëpunim me reperët Ledri Vula dhe 2po2, ajo e Dafina Zeqirit me Kaos si dhe kënga e Kidës së bashku me Xhensilën.

Hov të madh të klikimeve pati edhe kënga “Lejla” e Elvana Gjatës të cilën e realizoi në bashkëpunim me Capital T dhe 2po2, ku që nga lansimi i saj në tetor të këtij viti ka mbledhur më shumë se katërmbëdhjetë milionë e që është larg shifrave të klikimeve të projektit muzikor të cilin e publikoi vitin e kaluar në duet me Brunon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here