5Shënjerstra e mediave nuk ka se si të përqendrohet diku tjetër e lëvizjet e tyre asnjëherë nuk shpëtojnë pa u bërë lajme.

Fjala është për Teuta Krasniqin dhe Adonis Morinën të cilët kohë më parë tërhoqën vëmendje të jashtëzakonshme për lidhjen e dashurisë.

Ndonëse nuk është person publik bashkëshorti i aktores u bë padashje pjesë e mediave pasi që kishte zgjedhur për grua një person publik siç është Teuta.

E në orët e para të mëngjesit ai ka përjetuar për herë të parë emocionet e të bërit prind. Këtë e ka treguar edhe përmes një postimi në Facebook të një fotografie të portretit familjar së bashku për herë të parë me vajzën e sapolindur.

Ai ka shprehur gëzimin e tij përmes këtij dedikimi: “Të gjithë miqtë dhe familjarët do të donim të ju prezantonim me anëtarin më të ri të familjes tonë Kaian. Ka lindur më 3 Tetor në ora 1:51 të mëngjesit dhe peshon 3.220 kg..e falendërojmë zotin për shëndetin tonë. Nuk ka fjalë që e përshkruajn sa magjike është kjo ndjenjë, jam babai më i lumtur që jeton tani.. së bashku me Teuta Krasniqin, jam shumë krenar me ty zemër. Me dashuri për familjen time”/Prive.al

4

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here