Era Istrefi sot është dekoruar me Medalje Presidenciale nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ata biseduan për sukseset e njëpasnjëshme të Erës, së fundmi me arritjen e saj në Kampionatin Botëror “Russia 2018”.

E nga aty, edhe këngëtarja Istrefi ka publikuar disa momente me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi duke e falënderuar atë.

“Ne ndërruam dhuratat me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai më dha mua medaljen e artë ndërsa unë i dhashë topin e Kupës së Botës të shënuar nga unë, Ëill Smith, Nicky Jam dhe Ronaldinho. Jom shume falenderuse per perkrahjen e Kosovës/vendit te cilit jom lindë e rritë”, ka shkruar ajo.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here