Tani që është bërë anëtare e jurisë së “X Factor”, Britney Spears do ta shohim sërish kudo.Por, nuk do të shohim atë në çfarëdolloj paraqitjesh – sepse për këtë do të kujdeset i fejuari i saj, Jason Trawick.

Dhe pikërisht një kujdes të tillë tregoi Jason, i cili gjatë vozitjes me të fejuarën e tij në New Yorku me dorën e tij mbuloi pjesën e fustanit të këngëtares nga ana e paparacëve, të cilët do të ishin në gjendje të fotografonin të brendshmet e saj.

Çifti shkonte në shtëpinë televizive “Fox” për xhirimet, në të cilën Britney me të vërtetë ishte veshur shkurt. Nuk është e qartë pse nuk e ka veshur një fustan paksa më të gjatë ose pse nuk e tërhoqi poshtë që mos ekspozonte asgjë.

Ose thjesht dëshiron që të ketë në vete dorën e të fejuarit të saj dhe kështu të ndjehet e sigurt.

Pop-ylli amerikan ditë më parë sipas medieve amerikane ka nënshkruar një kontratë të vlefshme 15 milionë dollarë për të marrë pjesë në jurinë e emisionit të talenteve të këndimit “X Factor”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here