Këshilltarja 19-vjeçare e Veliajt: Ja nga se kam frikëAjo ende nuk ka mbushur 20 vjeç, por 4 ditë më parë u betua mbi Kushtetutën e Republikës si këshilltarja e Bashkisë së Tiranës.

Është 19-vjeçarja Dejana Kallogjeroviç, e cila sapo ka përfunduar vitin e parë të studimeve për gazetari, dhe ka marrë një angazhim 4 vjeçar për të qenë parlamentarja vendore e kryeqytetit në logon e LSI-së.

E veçanta e saj është se LSI e ka përfshirë në listën e kandidatëve si përfaqësuese të minoriteteve, pasi ajo është me origjinë malazeze.

E pyetur nëse e frikëson politika, ajo thotë për Shqiptarja, se ka frikë vetëm nga gjarpërinjtë dhe merimangat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here