Vera tashmë është duke kaluar nëpër ditët e saja më të nxehta, dhe ju edhe më tutje nuk ndiheni më së miri në lëkurën tuaj.

Vishni kostumin e larjes, dhe qëndroni para pasqyrës dhe “urreni” veten? Për këtë gjë ne kemi menduar disa këshilla të shpejta se si të ndiheni sa më të sigurt dhe më seksi në trupin tuaj.

Pilingu

Para se të filloni të “qani” se çfarë lëkure të tmerrshme keni, merrni pilingun dhe mirë lyeni tërë trupin tuaj. Në këtë mënyrë do të largoni qelizat e vdekura të lëkurës, ndërsa lëkura e re dhe e mirë do të fillojë “të lulëzojë”. Do të jetë shumë e butë dhe me ngjyrë të shëndoshë dhe të bukur.

Losioni dhe kremi

Pas pilingut vendosni losion dhe prisni disa momente deri sa të thahet. Lëkura për shkak të tij do të duket e njëtrajtshme. Pas disa momenteve vëni kremin për rrezitje.

E tëra është në kokë

Ja edhe një këshillë e cila nuk ka lidhje më fizikun. Sikur që ka thënë një aktore e njohur italiane: “Tërheqja seksuale është 50 për qind e asaj që keni dhe 50 për qind e asaj që të tjerët mendojnë që keni”. Përsërisni këtë mendim, dhe do të ndiheni seksi dhe të tjerët do ta shohin këtë në ju.

Maskara

Edhe pse grimi nuk është i rekomanduar për plazh, maskara e vogël nuk bën dëm. Do të theksoni sytë, por nuk do të bini shumë në sy me grimin e tepruar.

Pas këtij mini tretmani fiziko-psikik për “futjen” në kostumin e larjes, do të ndiheni më mirë dhe më të sigurt derisa do të rreziteni në plazh apo derisa shëtisni dhe ecni në drejtim të saj. Dhe kur të filloni të merrni ngjyrë, do të dukeni super.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here