Shakira, e dashura e futbollistit të njohur Pique, po kalon ditë të vështira për shkak të dashurisë.

Gjatë kësaj jave, mediat spanjolle raportuan për shantazhim të këngëtares, nga disa persona që pretendonin se kanë një videokasetë me momente intime të çiftit.

Për të mos publikuar këtë xhirim, ata kërkojnë mijëra euro në kundërvlerë.

Por, kjo shumë nuk është asgjë në krahasim me atë që ka kërkuar ish i dashuri i Shakirës, Antonio De la Rua.
Ky i fundit mësohet të ketë kërkuar 18% të fitimeve te saj, ose ndryshe 250 milion dollare për 11 vitet që jetuan së bashku.

I biri i ish presidentit të Argjentinës, kërkon dëmshpërblim, me arsyetimin se gjatë lidhjes me këngëtaren, ka lënë anash karrierën e tij prej publicisti, per t’iu përkushtuar punës si menaxher i saj dhe kjo gjë i ka shkaktuar humbje finaciare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here