Ka filluar kërkimi për bukuroshen që do të përfaqësojë Kosovën në spektaklin e bukurisë “Miss Earth 2012”.

“Agnesa Vuthaj-Association” ka hapur konkursin për përzgjedhjen e përfaqësueses sonë, për garën e bukurisë që do të zhvillohet këtë fundvit në Filipine.

Kushtet që kandidatja do të duhej t’i plotësojë janë: të jetë e moshës mes 18-25 vjeç, më e gjatë se 1.68m dhe të ketë eksperiencë në spektakle të bukurisë dhe të modës.
“Miss Earth” është një ndër 3 spektaklet më të mëdha të bukurisë në botë pas “Miss World” dhe “Miss Universe”.
Përveç aktiviteteve të bukurisë dhe atyre humaniste, ky organizim promovon edhe ruajtjen e ambientit.

Në vitin 2008, për herë të parë “Agnesa Vuthaj-Association” mundësoi që Kosova të prezantohet në “Miss Earth”, në mesin e 96 shteteve tjera të botës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here