Aktorja e famshme e serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”, Eva Longoria, ka fituar faqet e para të revistave rozë për paraqitjen e saj të shkëlqyer në një kërcim erotik, në një prej serive të ardhshme të serialit.

36-vjeçarja u duk në një forë të mrekullueshme fizike në interpretimin e rolit të një striptisteje, me kritikën që e vlerësoi këtë si paraqitjen e saj më sensuale, që prej divorcit me basketbollistin Toni Parker, gjatë vitit 2010.

Për herë të parë, Longoria kishte treguar se zotëronte këto cilësi të shkëlqyera kërcimi në një intervistë të drejtëpërdrejtë në vitin 2009, në “Lopez Tonight Show”. /tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here