Këngëtarja adoleshente është në lidhje me Conor Kennedy. Conor ishte i ftuar në martesën e kushërirës së vet, por spekulohet që e kanë lutur të shkonte pa të dashurën Taylor.

Këngëtarja e popullarizuar dhe Conor Kennedy (18) të shtunën ishin shfaqur në martesën e kushërirës së tij Kyle Kennedy. Nëna e nuses, Victoria Gifford Kennedy, ka deklaruar se si nuk ka dashur që Taylor Swift (22) të ishte e pranishme, të merrte tërë vëmendjen dhe me paraqitjen e vet të linte në hije dasmën.

“Më janë lajmëruar një orë para dasme dhe më kanë pyetur nëse mund të vinte. Conorit i kam thënë që mund të vijë, sepse është edhe i ftuar, por nuk ka konfirmuar ardhjen e vet. Atëherë i kam thënë që mund të vijë, por pa Taylor”, – ka deklaruar Victoria Kennedy për Boston Herald dhe ka shtuar se si ata megjithatë kanë ardhur bashkë.

“Kam folur personalisht me Taylor, ardhja e së cilës ka shkaktuar bujë të madhe. Jemi njoftuar bukur dhe me mirësjellje e kam lutur të largohej. Më është dukur sikur flisja me ndonjë fantazmë, shikonte tejpërtej meje”, – pohon Victoria Kennedy dhe shton që ka dashur që vajza e saj te jetë në qendër të vëmendjes në ditën e saj të martesës. Sipas fjalëve të saj, Conor dhe Taylor kanë lënë ceremoninë gjatë darkës, por pastaj janë kthyer përsëri. Tërë natën kanë vallëzuar dhe janë argëtuar.

Kur ka mbërritur në dasmë, Taylorin e kanë rrethuar adhuruesit të cilët e kanë lutur për autografe dhe fotografi me ta. Zëdhënësi i këngëtares së re i ka demantuar të gjithë këto pohime dhe ka thënë se si Taylor ishte e ftuar në dasmë dhe që Vicky Kennedy e ka falënderuar për pjesëmarrje.

Vicky Gifford Kennedy është bashkëshortja e Michael Kennedyt, i cili kishte vdekur në një aksident me ski në vitin 1997. Michael ishte djali i Robert F. Kennedy dhe Ethel Kennedyt dhe vëllai i babait të Conor, Robert F. Kennedyt Jr. Vicky është vajza e ish-yllit të futbollit, Frank Gifford.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here