Beatrix Ramosaj ka disa kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor. Por ajo po tregohet shumë aktive duke marr pjesë në formatin televiziv “Your face sound familiar”

Pas këngës “I Will Always Love You”, nga Whitney Houston, me të cilën Beatrix Ramosaj u prezantua mbrëmë, Alberia e vlerësoi si njërin prej interpretimeve më të mira të mbesës së saj, transmeton Sovrani.info.

Ndryshe nga netët e para të YFSF, ku anëtarja e jurisë i ka bërë edhe kritika, sonte ajo dha vlerësimet maksimale për Trixën, madje edhe duke i kujtuar të atin: “Nëse babi yt do të të shikonte sonte, me siguri do të ndihej shumë krenar për ty…” – i tha Albëria mbesës duke e bërë atë të përlotej.

Pas këtij komenti Trixa në rrjetin social Instagram ka postuar një fotografi në të cilën e ka kujtuar babain e saj.1 2

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here