Rihanna ka nisur me dizajnimin e të brendshmeve dhe kozmetikës, duke shmangur paraqitjet në publik, të gjitha për shkak të të dashurit të saj Hasan Jamil (29).

Këngëtarja 30-vjeçare është gati për martesë.

I fejuari i saj, Hasan Jamil, me pasuri 1.5 miliard dollarë, është anëtar i firmës familjare Abdul Latif Jamil e themeluar nga babai i tij.

Sipas Forbes, familja e tij është e katërta më e pasur në Arabinë Saudite, por ndoshta më e popullarizuara, pasi kanë dhuruar qindra-miliona dollarë ndihma humanitare në të kaluarën.

Jamil para disa vitesh ishte në lidhje me modelin Naomi Campbell dhe pas vetes ka një martesë të dështuar.

“Ajo është çmendurisht e dashuruar në të. Martesa është vetëm çështje kohe, ajo mezi po pret për fejesë”, tha një burim pranë mediumit britanik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here