Këngëtarja me famë botërore, Jessie J, e ka pranuar publikisht se ka një gabim në tatuazhin e saj. Teksa të gjithë ia kanë vënë në dukje, 31-vjeçarja është shprehur se nuk i intereson mendimi i të tjerëve.

Jessie J ka një tatuazh në kofshën e saj, ku fjala “lose” është shkruar “loose”. “Don’t loose who you are in the blur of the stars”, është tatuazhi i plotë që do të thotë: “Mos humb atë që je nën ndriçimin e yjeve”.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi mjaft seksi, ku nëpërmjet saj u “mbylli gojën komenteve negative” me shkrimin krahas fotos.

“Po, tatuazhi është shqiptuar gabim

Po, po e përsëris tatuazhi është shkruar gabim

Po, isha 18 vjeç

Po, akoma nuk e di diferencën midis ‘lose’ dhe ‘loose’

Po, e di që kam gjoks të vogël.

Mos më thoni gjëra që gjasmë unë nuk i shoh ditë për ditë”, shprehet Jessie J.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here