Mbrëmë ka qenë një festë e mrekullueshme për synetinë e djemve të Medës.

E natyrisht në këtë ditë shumë të veçantë për Medën dhe bashkëshorten e tij, të ftuar ishin edhe shumë yje të njohura të estradës, transmeton Gazeta Express.

Nga gjithë ato që keni parë deri më tani është vërejtur se ka qenë një festë e mrekullueshme dhe të gjithë të pranishmit ishin argëtuar.

Festa e organizuar nga Meda kishte bashkuar shumë këngëtarë të njohur.

Disa nga ta janë dy këngëtarët e njohur Ramadan Krasniqi-Dani dhe Blero, ku ky i fundi ka postuar një fotografi ku shihen pranë njëri-tjeterit.

Blero në këtë fotografi ka shprehur dhe fjalët më të mira për Danin duke thënë se ai është inspirim.

“Ky njeri eshte inspirim dhe vullnet.Faleminderit Ramadan Krasniqi Dani per muziken dhe talentin tend qe na jep vullnet”, kishte shkruar Blero.

Në këtë fotografi nuk kanë munguar as komentet e fasnave të cilët kanë thënë se Blero e Dani janë më të mirët./Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here