Vjen shumë shpesh në Prishtinë, por këtë herë do ta mbajë mend gjatë.
Bëhet fjalë për këngëtarin nga Shkupi, Lindon Berisha, i cili siç mëson Gazeta Express mbrëmë është dënuar nga Policia e Kosovës në hyrje të Prishtinës.
Artisti ka qenë i shoqëruar nga reperi Diamant Abazi kur janë ndaluar për tejkalim të shpejtësisë.
GazetaExpress ka siguruar edhe fletëdënimin, për të cilin artistët janë lënë tre orë në rrugë.