Cilat ishin veshjet dhe stilet që dominuan muzikën shqiptare gjatë 2010-ës? Cilat këngëtare u veshën më mirë, e cilat më keq?

Cilat kanë nevojë për ndryshim, e cilat ndryshuan për mirë? Ne ftuam Niko Nimanin që së bashku me stafin tonë të jepte përshtypjen e tij në lidhje me trendet e 2010-ës. Gati? Nisja!

Elvana Gjata

Niko: Ajo gjithmonë më çudit, sepse çdo gjë që të bëjë është 100% e saktë. SH2: Elvana di të jetë seksi pa u dukur sikur përpiqet që të jetë e tillë. Shumë veshin fustane/funde të shkurtra, por askush nuk duket aq mirë në to sa ajo.

Dafina Zeqiri

Niko: Shumë stil të bukur ka. Po më pëlqen. SH2: Nga mesi i këtij viti, Dafina ka ndërruar stil – për mirë! Një ndër kombinimet më cool dhe shyqyr jo më veshje geto!

Adelina Ismajli

Niko: Është dhe do të jetë shumë e mirë. Më pëlqen, sepse është nga këngëtaret e para që ka krijuar një stil personal që në fillim të karrierës saj. “SH2″: Në ndonjë këngëtare tjetër kjo veshje do të dukej e gabuar, por Adelina e vesh më së miri, sepse ajo e bën veshjen e nuk e bën veshja Adelinën.

Big Mama

Niko: Shumë zhurmë për asgjë! SH2: Se çfarë ka veshur kjo e di, por nuk e mohojmë, pikërisht për këtë vdesim ta shikojmë në skenë.

Aurela Gace

Niko: Origjinale!!! SH2: Origjinale!!!

Aferdita Dreshaj

Niko: Më kujton shumë The Girl Next Door, por kjo si shprehje mua nuk më pëlqen që kështu… “SH2″: Afërdita çfarëdo që të veshi duket bukur, megjithëse flokët kaq kaçurrele nuk do t’ia këshillonim, pasi ia fshehin bukurinë.

Argjentina Ramosaj

Niko: Është shumë e bukur, por besoj që nuk ka gjetur akoma stilin që i duhet. “SH2″: Flokë shumë flokë! I ka të bukur, por falë gjatësisë dhe rëndësisë që i jep në lukun e saj, nuk i vihet re stili.

Genta Ismajli

Niko: Ka filluar të rregullojë pak imazhin e saj për mirë, sepse më para nuk ka qenë nga të preferuarat e mia. SH2: Ajo eksperimenton shumë shpesh me pamjen saqë nuk e kuptojmë dot stilin personal të sajin. Sidoqoftë në këtë sesion fotografik na pëlqeu, sepse dukej krejt ndryshe e origjinale nga më përpara.

Tuna Sejdiu

Niko: Gjithmonë vishej shumë bukur, por tek video klipi i fundit “VIBE” më zhgënjeu shumë dhe besoj se i ka ardhur koha për një ndryshim total. SH2: Në veshjet sportive, Tuna është një ndër këngëtaret që vishen më cool, ndërsa në veshjet serioze ndonjëherë e tepron me pamjet seksi.

Jonida Maliqi

Niko: E njoh shumë mirë, sepse e kam mikeshë, por është e vetmja në Shqipëri që mund të quhet FASHION ICON. SH2: Perfekte deri në detaje!

Vesa Luma

Niko: Sa herë e takoj, ajo vetëm qesh dhe i them “sa e mirë, sa e mirë”, sepse ka look shumë të freskët. SH2: Vesa i ka fiksim xixat, por ne na pëlqen më shumë pa to. Me këtë veshje duket e lirshme dhe e freskët. I jep kuptim shprehjes që ndonjëherë thjeshtësia është më moderne.

Leonora Jakupi

Niko: E preferoj më shumë me veshjet e saj të gjata. SH2: Ne zgjodhëm këtë foto, sepse menduam që ajo kishte nevojë të tregonte një tjetër anë të stilit të saj… dhe doli me sukses. Gjithsesi, këngëtarja na tregoi se stili i saj i vërtetë vazhdojnë të mbeten fustanet e gjata.

Juliana Pasha

Niko: S’ka stil. Më duket sikur sekondën e fundit i gjen të gjitha veshjet. SH2: Juliana ka nevojë për ndihmë. Në Eurovision, veshja e saj bënte figurë, por nga afër linte për të dëshiruar. Pavarësisht se është një këngëtare që i jep më rëndësi muzikës, tashmë që është bërë e njohur për të gjithë, duhet t’i kushtojë vëmendje dhe pamjes.

Zanfina Ismajli

Niko: Shumë e sajuar, e preferoja më shumë para disa vitesh SH2: Zanfina këtë vit pësoi një ndryshim total në stil dhe neve na pëlqeu. Fakti që stili i saj u imitua dhe nga këngëtaret e tjera apo fansat tregon se rezultoi i suksesshëm. (sh2)

1 Koment

  1. me e mira nga te gjitha padyshim ngelet big mamma.edhepse nuk eshte me linja te trupit si te gjithe te tjerat ajo gjithmone ngelet e fresket dhe sjell dicka te re.ajo deshmon ate qe nuk duhet te jesh si manikene per tu duk bukur .por nuk duhet anashkaluar edhe tuna sejdiun e cila cdoher duket fenomenale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here