Të merresh me muzikë në Kosovë i ka të dy anët – e lehtë dhe e vështirë.

Dhe gjithmonë barra bie tek ata që donë ta mbajnë një nivel më të lartë të muzikës, ta kultivojnë muzikën e pastër pa shtrembërime, e cila muzikë dëgjohet nga një masë jo shume e madhe e njerëzve dhe e cila po ashtu nuk shpërblehet financiarisht.

Ndërsa avantazhet i merr muzika tjetër pak më e turbullt, theksoi Kuqi.

Muzika për juve është…?

Yllka Kuqi: Hyjnore

Po ta rikthenit kohën, a do ishit prapë në këtë profesion?

Yllka Kuqi: Tashmë kam 2 profesione të cilat më përmbushin dhe e shoh veten mjaftë të realizuar dhe të plotësuar, kështu që nuk do të kisha ndërruar profesion, por ndoshta do të kisha ndërruar paksa qasjen ndaj të dyjave dhe disa gjëra të vogla gjatë rrugës.

Është e vështirë të merresh me muzikë në Kosovë?

Yllka Kuqi: Të merresh me muzikë në Kosovë i ka të dy anët – e lehtë dhe e vështirë. Dhe gjithmonë barra bie tek ata që donë ta mbajnë një nivel më të lartë të muzikës, ta kultivojnë muzikën e pastër pa shtrembërime, e cila muzikë dëgjohet nga një masë jo shume e madhe e njerëzve dhe e cila po ashtu nuk shpërblehet financiarisht. Ndërsa avantazhet i merr muzika tjetër pak ma e turbullt. Kjo situatë i bën shumë këngëtarë që të gjenden shpeshherë para situatave jo të mira dhe vendimeve të vështira dhe shumë herë shumë këngëtarë detyrohen të bëjnë kompromise për të mbijetuar. Dmth ka dy zgjidhje ekstreme tek ne pothuajse… të bësh kompromis ose të tërhiqesh. Kjo ishte sa i përket muzikës, e jo këngëtarëve, sepse këngëtarët detyrohen të ndjekin rrugën kah i qon muzika dhe kërkesat.

Çfarë të ofron një këngë dhe çfarë ofron me një këngë?

Yllka Kuqi: Nëse e keni fjalën për këngën që e këndoj vet atëherë ajo çka marr dhe jap unë në këngë është përtej të gjitha këmbimeve tjera, është shumë specifike dhe është e natyrës më shumë emotive, kështu që kur jep shpirtin ke dhënë të gjithçka, pra unë jap shpirtin në këngë.

Sa keni bashkëpunim me këngëtar tjerë, nëse do të bëje ndonjë bashkëpunim me kënd do të bëje?

Yllka Kuqi: Kam pasur dhe vazhdoj të kem bashkëpunime shumë të mira me këngëtarë. Nëse pyet për dëshirën time atëherë dëshirat janë gjithmonë shumë të mëdha dhe shumë herë të vështira për tu realizuar, këtu e kam fjalën për idolët e mi nga muzika ndërkombëtare, të cilët s’po i përmend se janë disa, ndërsa këngëtarë, grupe apo artist shqiptarë ka shumë që i adhurojë dhe me kënaqësi do të bashkëpunoja ndër ta është Aurela Gaqe dhe shumë të tjerë.

Çfarë ndjen në skenë? Pushtet, dobësi apo frikë?

Yllka Kuqi: Ndonjëherë të tria edhe pushtet edhe dobësi edhe frikë, mirëpo e rëndësishme është që ta bësh bilancin e triave dhe ti kontrollosh ato. Por në përgjithësi ajo që ndjej në skenë zakonisht dhe që është ndër faktorët e suksesit tim është zotësia, ndjej që e gjithë skena është e imja dhe në skenë jam në një gjendje tjetër nga e zakonshmja.

Të fejuarin e keni kompozitor, a të ka ndihmuar kjo për ngritjen tuaj profesionale?

Yllka Kuqi: E kam thënë disa herë që ka qenë jo vetëm përkrahje e madhe apo ndihmë por një ndër shtytësit kryesorë, dhe rrugën drejt ngritjes profesionale në muzikë e kemi bërë bashkë.

Kohëve të fundit jeni larguar paksa nga skena muzikore, pse…?

Yllka Kuqi: Është e vërtetë gjatë viti që kaloi nuk kam qenë shumë prezente dhe ka disa arsye ku ndër to është edhe përkushtimi më i madh ndaj studimeve të Masterit në psikologji, mirëpo viti 2010 ka filluar me shumë intenzitet në të dy profesionet dhe shpresojmë të vazhdon kështu.

Presim ndonjë kthim të fuqishëm në muzikë, e kam fjalën për ndonjë këngë apo album?

Yllka Kuqi:Tashmë edhe është lanquar edhe kënga ime më e re “E jotja s’jam” të cilën e kam promovuar gjatë ditëve festive në televizionet e Kosovës, e cila po pëlqehet dhe besoj se do të ketë sukses. Së shpejti kjo këngë do të vjen e bashkangjitur me një videoklip për adhuruesit e mi. Ka edhe plane tjera shume të rëndësishme, koncerte dhe pjesëmarrja në një mjuzikëll që do të realizohet në Gjakovë këtë vit në bashkëpunim me regjisorin zviceran Georg Darvash, ku do të ketë shumë pjesëmarrës dhe do të jetë gjithçka live, për më shumë rreth kësaj do të flasë një herë tjetër sepse ende jemi në fazën e parë të punës.

Sa rëndësi i kushton pamjes së jashtme dhe look-ut në skenë?

Yllka Kuqi:Besoj që i kushtojë mjaftë, gjithmonë mundohem të mbetem brenda stilit tim, ti përshtatem asaj që këndojë dhe më e rëndësishmja është të ndihem mirë.

A do të merresh me psikologji, apo do të vazhdosh të merresh me muzikë tërë jetën?

Yllka Kuqi:Duke u nisur nga prezenca ime jo intenzive në skenë, kjo pyetje do të duhej të bëhej në të kundërtën, sepse nëse për një paraqitje në skenë angazhohem një herë në muaj, punën në profesionin e psikologes e bëj çdo ditë për 5 vjet me rradh pa llogaritur studimin. Por besoj se do të ketë vend për të dyja në të tashmen dhe ardhmen time.

Cilat janë momentet e tua më të vështira?

Yllka Kuqi: Kur zhgënjehem.

Të pëlqen popullariteti? Çfarë është fama për ty?

Yllka Kuqi: Shumë njerëz kanë dëshirë të kenë famë dhe popullaritet, mirëpo nganjëherë është më mirë të mos njohin, sepse çdo herë të bën më të përgjegjshëm dhe të vet kontrolluar më shumë se normal. Ka edhe anën tjetër të mirë që të ndihmon në shumë aspekte. Unë e pëlqej të qenit i dashur për të tjerët./Bota Sot/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here