Këngëtarja e njohur Rihanna gjithmonë është në qendër të vëmendjes nga mediet rozë.

Herën e fundit Rihanna ishte përfolur shumë për një shtatzëni të mundshme për shkak të peshës së saj, transmeton Gazeta Express.

Por, Rihanna duket sikur nuk kishte kujdes për pamjen e saj teksa së fundmi ishte duke xhiruar për këngën e re me DJ Khaled në lagjen Pak Haiti e Miami të hënën në mbrëmje.

Ylli tregoi lëvizjet e saj, ndërsa ajo vallëzonte rreth e rrotull në pjesën më të madhe gjatë xhirimeve të klipit me bashkëpunimin e saj të parashikuar në albumin e ardhshëm të DJ Khaled, Grateful.

Mbretëresha e vallëzimit dukej e pabesueshme në këmishën e saj të trëndafilit i cili lë pak për imagjinatën, ku asaj i vërehet gjoksi.

Në pjesën e poshtme Rihanna ka të veshur pantallona të gjelbërta të shtypura me lule me një rrip të hollë ari.Rihanna kishte edhe një palë vëthë të mëdhenj dhe një shami koke mëndafshi./Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here