Është kjo Enca Haxhia një emër jo shumë i njohur në skenën muzikore, por që pretendon të arrijë gradualisht duke pasur pasion profesionin e këngës.

Tiranasja e cila thotë se me këngën ka qenë e lidhur që moti duke ndjekur edhe studimet e kantos dhe pianos. Enca në intervistën dhënë “Zërit” do të flas më shumë rreth punës dhe jetës private.

Cilat ishin arsyet që nisët këngën?

Para se të regjistroja këngët e mia origjinale, kam kënduar dhe vazhdoj të këndoj që prej disa vitesh në ‘Youtube’, prej moshës 13 vjeçe fillimisht e nisa për pasion por kur pashë që audienca rritej dita ditës dhe performancat e mia pëlqeheshin e mora më seriozisht.

Tashmë kam disa këngë të mia, dy të lançuara me klipe (The best of & Kjo verë) dhe jam pjesëmarrëse në këtë edicion te ‘’Kënga Magjike’’ në duet me Big Bastën.

Arti, sidomos kënga më kanë shoqëruar gjithmonë, kur isha e vogël asnjëherë nuk më zinte gjumi pa dëgjuar këngët e mia të preferuara madje dhe lodrat e mia më të dashura ishin një magnetofon dhe mikrofon lodër me të cilën incizoja veten. Jam duke përjetuar ëndrrën time.

Kënga që të solli sukses?

Suksesi vjen gradualisht, pas një pune dhe përgatitje të madhe jam duke i ngjitur shkallët një nga një. Sukses kam pasur në këngën “The best of & Kjo verë” e cila është mirëpritur mjaftë shumë në publik. Suksesi i kësaj kënge më ka shtyrë që të vazhdoj me këngën, sepse me të vërtetë është profesioni që më pëlqen më së shumti.

Sa e ke pasur të vështirë të depërtosh?

Është gjithmonë e vështirë për një artist të ri, sidomos kur ai nuk vjen nga një familje muzikantësh, por megjithatë kur diçka e do me zemër e bën me pasion asgjë nuk është e pamundur.

Shumë e rëndësishme për mua ka qenë mbështetja e madhe nga familja dhe miqtë si dhe përzgjedhja e personave me të cilët kam bashkëpunuar.

Ndërkaq nuk përjashtohen edhe vështirësitë që i kam pasur, por me përkrahjen e të tjerëve ia kam arritur ti tejkaloj.

Tash je pjesëmarrëse në Kënga Magjike, pse vendosët të merrnit pjesë pikërisht në këtë festival?

Është padyshim një nga festivalet më të rëndësishme dhe më prestigjioze të muzikës shqiptare. Në realitet “Kënga Magjike” të jep mundësinë të prezantosh një material të bukur të bësh performancë dhe të ndihesh artist dhe këtë kam përshtypjen se nuk mund t’i gjesh në festivalet tjera.

Na flisni më shumë rreth këngës pjesëmarrëse?

Për këtë këngë është punuar disa muaj. Është një duet i imi me Big Bastën i cili gjithashtu është realizues i muzikës dhe tekstit. Personalisht e kam shumë të përzemërt këtë këngë dhe mund të them se e kemi realizuar atë që dëshironim.

Është këngë e veçantë, ndërthurje rrymash muzikore Rap & R&b dhe mbi të gjitha më pëlqen fibula që transmeton kjo këngë, ajo flet për vetëbesimin dhe fuqinë që një individ e gjen tek vetja. Pra me një tekst të mrekullueshëm.

Cilin zhanër të këngës e kultivoni?

Jam duke eksperimentuar me disa rryma muzikore, pop, electropop, r&b, jazz, hip hop, rap, soul, ende nuk mund të ndaj vetëm njërën si të preferuar. Për faktin se mund të eksperimentoj në shumë rryma muzikore them se kënga është profesioni që e dua më së shumti dhe që më bënë të ndjehem mirë.

Me çfarë merresh jashtë këngës?

Më pëlqen të merrem me disa fusha të tjera të artit si aktrim dhe prezantim. Gjithashtu më pëlqen fotografia, gazetaria dhe gjuhët e huaja. Në të gjitha këto që përmenda kam nga pak talent.

Na flisni pak mbi jetën private?

Këtë vit jam maturante dhe jam gjithashtu shumë e angazhuar me muzikën, gjë që nuk më lë kohë për shumë aktivitete të tjera, megjithatë përpiqem të gjejë kohë të lirë për shoqërinë, udhëtimet dhe hobi të tjera. Ndërkaq sa i përket dashurisë nuk kam se çfarë të tregoj.

E ardhmja juaj?

Mendoj se projekti më i afërm do të jetë një baladë, diçka ndryshe nga ato që kam sjellë deri më tani dhe bashkëpunime vërtetë interesante. Ndërsa edhe në të ardhmen shpresoj të jem po me këtë profesion që kam. burimi:vip.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here