Kënga “Fluturimi 3470”, kompozuar dhe kënduar nga Flori Mumajesi & Soni Malaj, ndoshta nuk ishte aq e mirë për të fituar çmimin e parë në festivalin “Kënga Magjike”, por ka qenë e mirë mjaftueshëm sa të korri sukses të madh në Bullgari dhe të nominohet në “Ballkan Awards” si kënga më e mirë prezantuese nga Bullgaria.

Pra, Flori në këtë ceremoni çmimesh të Ballkanit, është vlerësuar me dy çmime. Në versionin bullgar kënga mban titullin “Nishto Ne Znaesh” dhe këndohet nga Emanuela & Krum.

Versioni bullgar (i kanë blerë të drejtat e këngës, nuk është vjedhur) është po aq i mirë sa versioni shqiptar. Emanuela më pëlqen shumë, ndërsa Krum… eh, ok!

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here