Kënga magjike, një garë e dyfishtë emocioneshKëngëtarët pjesëmarrës në festivalin ‘Kënga magjike’, duket se kanë hyrë në një garë të dyfishtë, që iu dhuron emocione dhe alegri. Pjesë e të dielës shqiptare, ata bëhen jo vetëm protagonistë të performancave muzikore, por njëkohësisht edhe pjesëmarrës aktivë në lojërat argëtuese, që realizohen gjatë këtij programi.

Në fakt, pjesë aktive e këtyre lojërave bëhet shpesh edhe bashkëprezantuesja e Gjebresë, Balina Bodinaku, e cila sigurisht që shfaq shumë më tepër se një vajzë thjesht të bukur.

Festivali i përvitshëm “Kënga magjike” pret me padurim natën e 21 nëntorit në sallën e Pallatit të Kongreseve, ku do të jepet çmimi i parë që arrin shumën e 500 mijë lekëve të reja.

Çdo vit në këtë eveniment dinjitoz të muzikës shqiptare marrin pjesë artistë të rinjë e të afirmuar, jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe nga e gjithë diaspora.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here