Kastro Zizo, Adrian Gaxha e Noisy janë kandidatët e radhës pjesëmarrës në festivalin muzikor “Kënga Magjike 2011”.

Edicioni i 13-të i festivalit muzikor “Kënga Magjike” do të mbahet me 17, 18, dhe 19 nëntor të këtij viti, në Pallatin e Kongreseve. Telegrafi edhe kësaj here ju sjell një përshkrim të këngëve të javës së shtatë të këtij evenimenti.

Kastro Zizo & Mira Janji – Doruntina dhe Kastro i zi

Këngëtari Kastro Zizo, gjithmonë i shpërblyer në festivalin Kënga Magjike, rikthehet në garë pas dy viteve mungesë. I veshur në veshje kombëtare, Kastro paraqitet këtë vit në duet me këngëtaren Mira Janji. Ata sjellin një këngë të bukur me ngjyra etnike, e cila në sfond shoqërohet me një material shumë interesant.

Adrian Gaxha – Me ty

Këngëtari i njohur nga Shkupi, Adrian Gaxha, merr pjesë për herë të tretë në festivalin “Kënga Magjike”. Edhe këtë vit, Adriani vjen me një këngë të rrymës elektro dance, sikur se në edicionin e vitit të kaluar. Kënga ritmike, ‘Me ty’ u shoqërua në skënë nga tre valltarë, të cilët së bashku me Adrian shfaqën një koreografi të bukur.

Leutrim Gashi – Pretendet

‘Pretendet’ është e kënga e tretë e natës së dytë të cilën e sjell këngëtari i ri, Leutrim Gashi. Këngëtari i ri nga Kosova debuton në festivalin “Kënga Magjike” me një këngë ritmike. Me plot shkëlqim dhe energji, Leutrimi e prezantoi këngën e tij konkurruese në skenë.

Rosela Gjylbegu – Sikur të isha ti

Shkodrania, Rosela Gjylbegu rikthet në festivalin “Kënga Magjike” dy vite më vonë pasi ajo rrëmbeu çmimin e parë në vitin 2009, në duet me këngëtaren Eliza Hoxha. Edhe kësaj radhe Rosela paraqitet në këtë festival me një këngë mjaft të bukur. Për vargjet e këngës ‘Sikur të isha ti’, është përkujdesur tekstshkruesi Big Basta.

Blerina Matraku – Laja, laja

Këngëtarja nga Shqipëria, Blerina Matraku, konkurron për herë të tretë radhazi në festivalin muzikor “Kënga Magjike”. Në këtë edicion, Blerina vjen më një këngë të bukur melodike të shoqëruar gjatë gjithë kohës me tingujt e bukur të violinës. Blerina, këngën e saj ia ka kushtuar të atit së saj, njeriut më të dashur qa ajo ka humbur në jetë.

Noizy – Shooting star

Reperi i njohur, Noizy, konkurron përsëri në festivalin “Kënga Magjike”. Noizy vjen me një këngë të bukur të stilit të tij, që mban titullin ‘Shooting star’. Kënga u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku në sallë. Sigurisht që edhe këtë këngë të kënduar pjesërisht në anglisht, do ta përcjell suksesi i këngës së edicionit të kaluar ‘My lady’ që shpërbleu këngëtarin më çmimin e internetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here