“Kënga Magjike 2012″ ka marrë jetë në skenën madhështore të Pallatit të Koncerteve, me lojën e dy prezantuesve Olta Gixhari dhe Armina Mevlani, të cilat me hijeshi dhe sharm i dhuruan ngrohtësi skenës, përkrah prezantuesit Ardit Gjebrea. Në natën e pare, 22 konkurrentet u ngjiten në skenën e jashtëzakonshme të skenografit Gaetano Castelli, së bashku me përfomancat dhe telekamerat, nën drejtimin e regjisorit Pali Kuke dhe thanë vetëm një fjalë: “Fillojmë garen”! Për mijëra telespektatore që e kanë ndjekur përmes Tv kombëtar Klan, u interpretuan 22 këngët e para, të cilat fillimisht janë prezantuar edhe gjatë spektaklit “E diela Shqiptare”. E veçanta e këtij edicioni është se, 22 këngët e prezantuara, sollën jo vetëm garë të fortë muzikore midis tyre, por edhe një parade përformancash me koreografi të ndryshme. Me sa duket fantazia e artistëve pjesëmarres apo e koreografëve të tyre, kishte shkuar tepër larg.

Për këtë arsye, nata e pare e festivalit na dhuroi emocione të jashtëzakonshme, ku natyrisht kryefjala ishte gara muzikore. Ashtu sikurse prej disa vitesh është bërë traditë, këngëtaret pjesëmarrës u ngjiten në skenë pa pritur që dikush “t’i prezantojë”, por u paraqiten përmes klipeve të realizuara nga ata vetë. Është kjo gjetje në festivalin “Kënga Magjike”, që ka qelluar e suksesshme si për produksionin ashtu edhe për artistët, të cilët shmangin intervistat përpara përformancës muzikore. Në këtë mënyrë, publiku arrin të marrë të plotë emocionin e këngës, ndërsa artistin nuk e shkëput nga ky emocion.

Formula

Në natën e parë të festivalit, këngëtaret u ndanë në 6 grupe me nga 3 artiste dhe një grup me 4 artistë, që kënduan njëri pas tjetrit këngët. Pas përformancës muzikore, artistët u gjënden në backstage së bashku me Arditin, të çliruar nga ngarkesa e garës, për të na dhuruar një lloj tjetër emocioni dhe përjetimi. Pas ankesave të bëra edicionin e kaluar, këngëtaret kanë kërkuar që të votojnë 25 artiste, ku vetëm 20 prej tyre do të konkurrojnë në finale.

Gara BIG

Këngëtaret e këtij viti, BIG apo të rinj, janë gjithashtu në ethe, sepse gara është e fortë… Prej pak vitesh, formula e këtij festivali parashikon votim të hapur të konkurrentëve, të cilët votojnë për më të mirin midis tyre. Nëse vitin e kaluar, në krah të Ardit Gjebrese ishte aktorja e telenovelës “Gymysh”, Songul Oden, kësaj radhe në skenë bashkë me te u ngjitën dy bukuroshe, aktorja Olta Gixhari dhe ish-miss-i Armina Mevlani. “Kënga Magjike 2012″, erdhi me regji të Pali Kukes, skenar të përgatitur nga Aldon Lipe, skenografi te Gaetono Castelli-t, e mbi të gjitha- këngë e performanca të shkelqyera; ky festival premton shumë emocione edhe në dy netët e tjera. Për ata që jetojnë jashtë Shqiperise, “Kënga Magjike”, festivali që nisi rrugëtimin në vitin 1999 me fituesën e tij të parë, Elsa Lila, mund të ndiqet edhe live në internet, përmes faqës www.këngamagjike.com/live.

Emrat e këngëtarëve në natën e parë:

1. A.D.A me këngën “Edhe një natë”

2. Blerina Braka me këngën “Ole ole”

3. Hersi me këngën “Animon”

4. Grifshat me këngën “E kthjellët”

5. Kelly me këngën “Në të njëjten hënë”

6. Erion Beci me këngën “MO”

7. Era Caushllari me këngën “E doja”

8. Levels me këngën “Ajo don mu ni nalt”

9. Blerta Gace me këngën “Sky is the limit”

10. Ingrid Gjoni me këngën “Më duaj”

11. Kristo me këngën “Fryma që marr”

12. Big Basta ft. Enca me këngën “All that”

13. Mateus Frroku ft. Xhesika me këngën “Më shumë të dua”

14. Bojken Lako me këngën “Bio”

15. Devis Xherahu me këngën “Fallxhorja”

16. Stine ft. GB MC & Rudi me “Ti je ëngjëll”

17. Kejsi Tola me këngën “Perëndeshë e fantazisë”

18. Xhensila Myrtezai me këngën “Me ty jam”

19. Eli Fara Ft. Mangavatut me këngën “Romale”

20. Alban Skenderaj me këngën “Refuzoje”

21. Greta Koci me këngën “Më sheh nga lart”

22. Ermal Mamaqi me këngën “Bej si di vetë”

Mbrëmjen e sotme pritet të konkurrojnë këngëtarët:

1. Adelina Emini

2. Adrijan Gaxha & Florian

3. Andos

4. Aleksander & Renis Gjoka

5. Aurel Thellimi

6. Leotrim Gashi

7. Zajmina Vasjari

8. Don Enio

9. Drilon Shala

10. Era Rusi

11. Elia Shena & Lazy

12. Gerta Mahmutaj

13. Gerti Gjoni

14. Hersi

15. Juliana Pasha

16. Lynx

17. Met

18. Pirro Cako

19. Rezarta Shkurta

20. Rozana Radi

21. Vedat Ademi

Koha Jone

Burimi: Vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here