Këtë të dielë që shkoi, ka përfunduar maratona e prezantimit të këngëve pjesëmarrëse të edicionit të 14-të të festivalit “Kënga Magjike”. Këtë vit, si dhe vitëve tjera, spektakli sjell emra të njohur të estradës si Alban Skenderaj, Adrian Gaxha, Juliana Pasha, Rezarta Shkurta, Rozana Radi, Vedat Ademi, Eliza Hoxha, Aleksander Gjokaj etj. të cilët, natyrisht të gjithë presin të dalin nga festivali me ndonjë çmim, që do të zinte një vend në biografitë e tyre, në pjesën e të arriturave muzikore.

Alban Skenderaj, megjithëse për herë të parë, është përfolur si një nga kandidatet kryesore të fitoj këtë edicion. Ndërsa, “Ngjyra e Kuqe” e Adrian Gaxhes dukshëm ka triumfuar në internet sa i përket shikueshmërisë.

Është e kuptueshme se producenti Ardit Gjebrea, nuk do të mund të nxjerr nga xhepi i tij, aq shumë çmime që të kenaqe të gjithë. Dhe, është interesant të shohim, pas festivalit, sa të pakënaqur do të kemi këtë vit. Vitin e kaluar, Noizy ka qënë njëri ndër më të pakënaqurit, edhe pse mori një çmim, ndërsa flitet se po përgadite një diss drejtuar këtij festivali.

Dy netët gjysëmfinale do të mbahen të enjtën me 8 nentor dhe të premtën me 9 nëntor. Ndërsa, nata finale, që pritet të jetë një spektakel madhështor, në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë, do të mbahet të shtunen, me datë 10 nëntor, në “Pallatin e Kongresëve” në Tiranë. Në skenë, Arditi do të jetë i shoqëruar nga dy bukuroshet, Olta Gixhari dhe Armina Mevlani. Urojmë, që më i miri të fitojë! /Albavipnews/

Ja dhe lista e këngëtarëve në dy netët gjysëmfinale.

Nata e Pare:
1. A.D.A.
2. Alban Skënderaj
3. Big Basta ft Enca
4. Blerina Branka
5. Bojken Lako
6. Era Çaushllari
7. Eli Fara ft. Mangavatut
8. Eliza Hoxha
9. Erion Beci
10. Ermal Mamaqi
11. Grifshat
12. Greta Koçi
13. Ingrid Gjoni
14. Kejsi Tola
15. Kelly
16. Kristo
17. Leotrim Gashi
18. Levels

Nata e Dyte:
1. Adelina Emini
2. Adrijan Gaxha &Florian
3. Andos
4. Aleksandër & Renis Gjoka
5. Aurel Thellimi
6. Blerta Gaçe
7. Devis Xherahu
8. Don Enio
9. Drilon Shala
10. Era Rusi
11. Elia Shena & Lazy
12. Gerta Mahmutaj
13. Gerti Gjoni
14. Hersi
15. Juliana Pasha
16. Lynx
17. Met
18. Pirro Çako
19. Rezarta Shkurta
20. Rozana Radi
21. Vedat Ademi

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here