Një javë para zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në Britani të Madhe, kënga e cila e akuzon kryeministren Theresa May me “gënjeshtare” zuri vendin e parë në këngët e shkarkuara në imunes.

Grupi muzikor britanik “Captain Ska” para pesë ditësh publikoi këngën me titullin “Liar, Liar” (Gënjeshtare, Gënjeshtare). Kjo këngë la pas saj këngët e yjeve botërore si Ed Sheeran dhe Ariana Grande, duke zënë vendin e parë në listën e këngëve të shkarkuara.

Në këngë ku kritikohen shtrëngimet buxhetore të Partisë Konservatore në krye me kryeministren May, qëndrojnë shprehjet si “Ajo Theresa May është një gënjeshtare, është një gënjeshtare, jo nuk mund t’i besoni asaj, jo, jo, jo, jo”. Kënga kritikon posaçërisht sistemin shëndetësor dhe nivelin e varfërisë në vend.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here