Reperi Will.I.Am ka realizuar misionin e tij për ta bërë premierë në mars këngën e tij më të re.

Ylli i grupit Black Eyed Peas është bashkuar me drejtuesit e Nasa, për ta lëshuar këngën “Reach for the Stars” për herë në parë në Mars përmes dëgjueseve të vendosura në fluturaken Curiosity, që zbarkoi në këtë planet më herët gjatë këtij muaji.

Ai ka bërë histori të martën, kur kënga e tij u bë e para këngë që është lëshuar në një planet tjetër dhe nga atje është transmetuar deri në Tokë.

“Faleminderit që e ke bërë këtë magji me orkestër në Reach For The Stars… tash kjo është e madhe… kënga e parë që na vjen nga Marsi…”, shkruhet në Twitterin e Nasa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here