Kënga e Majkit “Dashni” tashmë është hitKënga më e re e Majk, Dashni, është duke u pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga fansat e këngëtarit.

Përkundër se pati akuza për kopjim, projekti më i ri anëtarit të BabaStars është dëgjuar në masë të madhe që nga dita e lansimit.Videoklipi i kësaj kënge është publikuar në YouTube më 15 dhjetor, ndërsa të dielën kaloi shifrën prej katër milionë shikimesh.

Tash (kur po e postojmë këtë artikull) numëron saktësisht 4.177.697 shikime dhe është në rrugë për ta arritur suksesin e bashkëpunimit me Getin, “Sjena mo”.

Përmendim që vet Majk e ka shkruar tekstin e kësaj kënge, me ‘beat’ të LiBeats dhe me miksim nga Dj Jo Jo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here