Këngëtarja e suksesshme Eneda Tarifa ishte e ftuara në programin ‘Trokit’ Intv.

Kënga e saj më e fundit ‘Nuk ja vlen’ u bë lajtmotiv e intervistës si projekti i saj më i fundit, por që siç tha Eneda do të vijonë edhe gjatë këtij viti. Që kur doli kënga e re u përfol në mediat online se kënga ishte një dedikim për ish partnerin e saj , për të cilën ajo foli për herë të parë:

‘E ka shkruajtur Fifi. Unë tani jam e penalizuar të bëj këngë të ndjera, se do bëjnë lidhjet portalet. Këngët s’janë gjithmonë personale’ – tha Eneda.

E pyetur nga Ermali nëse e kishte menduar se kënga e saj do të shikohej menjëherë në këtë këndvështrim, ajo e mohoi, duke nënvizuar se thjesht i pëlqeu kënga që në fillim.

Eneda ka qenë shpesh në mediat online, shpesh edhe për lajme fake, ndaj e lodhur nga to, shpesh edhe e mërzitur, i bëri kërkesë LIVE kryeministrit Rama.

“Realisht jam shumë dakord, nëse ka ndonjë ligj më të mirë për të bërë kryeministri është ligji kundër shpifjes’’- përfundoi Eneda Tarifa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here