Edita Sopjani menjëherë pas realizimit të këngës së fundit “Plus minus” ka filluar të angazhohet rreth këngëve të reja.

Kënga e re e saj titullohet “Reagon”, e cila ende nuk është finalizuar, dhe është duke u punuar në studion “Sopi Records” nga Barooti. “Është një këngë verore me plot ritëm dhe anon ka zhanri dance-house.

Gjithashtu pitet që kënga të shoqërohet edhe me videoklip, por pak më vonë, dikur kah sezoni veror”, ka thënë Edita për media.

Ajo përveç këngës së re ka bërë të ditur se është duke punuar edhe në albumin e saj të dytë. “Jam duke punuar edhe për albumin e dytë timin, i cili pritet të dalë dikur në muajin qershor ose korrik.

Verës do të jem nëpër shumë koncerte ku edhe njëkohësisht do të punoj albumin edhe pse shumica e këngëve të tij janë dëgjuar më parë”, ka përfunduar Sopjani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here