Kendra Wilkinson ka thënë së fundi për In Touch Weekly se ajo nuk e pëlqen trupin e saj pas lindjes.

Ylli televiziv dhe ish-bukuroshe e Playboyt dhe sportisti Hank Baskett mirëpritën në dhjetor djalin Hank Jr. Por Wilkinson nuk është e kënaqur me ndryshimet në trup.

“Kam shtuar shumë. Gjinjtë e mi janë rritur. Kurrë nuk e kam parë një gjë të tillë në jetën time”, ka thënë 24-vjeçarja.

Bukuroshja po ashtu ka thënë se ajo ka vuajtur nga një depresion i lehtë i pas lindjes, pikërisht për shkak të prishjes së vijës së saj të trupit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here