Engjëlli i bukur i “Victoria’s Secret” thuhet se duket si të jetë e uritur dhe tashmë kanë filluar thashethemet se ajo do të mund ta humbasë kontratën me këtë shtëpi të modës për shkak të linjave të vogla.

“Ata duan ta promovojnë imazhin energjik. Jo trashësinë, por linjat tërheqëse. Të qenit tepër e hollë, nuk është imazh i mirë. Nëse humbë ende kilogramë, ka gjasa ta humbë kontratën.

Sipas të gjitha gjasave kjo nuk do të ndodhë, sepse ata do t’ia tërheqin vërejtjen”, ka thënë një burim. Kendis ka kundërshtuar vërejtjet për peshën e saj. “Jam e shëndetshme dhe e lumtur. Më vjen mirë që të tjerët mendojnë kaq shumë për mua, por sa i përket kësaj pune, çdo gjë është në rregull, çdo gjë është normale dhe mirë”, ka thënë Kendis për revistën amerikane “People”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here