Aktori i famshëm turk, Kenan Izmirzaloglu, i njohur edhe si Mehmet Kosova, ka përgënjeshtruar informacionet që qarkullonin e që thoshin se ai është homoseksual, konkretisht në lidhje me aktorin dhe regjisorin ,Ugur Yücel..

“Thashethemet janë një gjë shumë e keqe.Këto shkrime gjithmonë kanë qenë tendencioze. Në qoftë se ju shikoni dikë me hormone mashkulli apo dikë që ka fëmijë dhe ka krijuar familje, si mund të thoni se është homoseksual?

Atëherë, i bie që unë të mos shoqërohem asnjëherë me meshkuj”, ka thënë aktori gjatë një interviste për gazetën turke, Hurriyet.

Ai, gjithashtu, ka thënë se është shumë i prekur nga këto shpifje dhe ka theksuar se është mashkull që nuk ka prirje për gjininë e njëjtë. Ai ka thënë se, për momentin, nuk është në lidhje dashurie, por është në fazën e njohjes. I pyetur se me cilën aktore do të puthej në ndonjë film, ai u shpreh: “Unë do të doja të puth Nickol Kidman, Sharon Stone, por e kam të pamundur, natyrisht që nuk jam puthur me asnjërën”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here