Edhe pse pas martesës me Nikolla Sarkozi në vitin 2008, taket e larta i kishte zëvendësuar me ato të rrafshëta, Karla Bruni ka gjetur mënyrën që këmbët e saja të gjata të jenë në qendër të vëmendjes në mbrëmjen solemne në pallatin presidencial “Elize”.

Bashkëshortja e presidentit francez është paraqitur në rroba të zeza dhe çorapet me rrjetë gjatë një darke të shtruar nga Nikolla Sarkozi në pallatin presidencial në Paris, në nderim të presidentit jugafrikan Jakob Zuma dhe bashkëshortes së tij Gloria Bongi Ngema-Zuma.

Çifti i njohur është martuar që tri vjet dhe pas vizitës së tyre në Indi, në janar, ku Karla ishte lutur në një tempull që të mbetet shtatzënë dhe të ketë një djalë, në Francë kohëve të fundit qarkullojnë thashetheme se dama e parë e shtetit është shtatzënë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here