Kelly Rowland nuk do të ndjekë hapat e shoqes së saj, Beyonce, në një të ardhme të afërt.

Krijuesja e hitit “Dilemma” është shumë e kënaqur që ish-bashkantarja te “Destiny’s Child” është në pritje të fëmijës me burrin Jay-Z, mirëpo vetë ajo pohon se nuk është e gatshme për fëmijë.

“Jam shumë e lumtur për të dhe burrin e saj, dhe jam aq e entuziazmuar që do bëhem një hallë për të dytën herë”.

“Do të ndihmoj për kujdesin ndaj foshnjës së parë të ‘motrës’ sime dhe burrit të saj”.

“Unë nuk jam ende e gatshme për fëmijë. Mund t’i shikoj ata duke u kujdesur për këtë foshnje të vogël”, ka thënë Rowland për Mtv News.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here