Kelly Brook është në lidhje me DannyModelja e kthyer në aktore Kelly Brook e cila është në lidhe me Danny Cipriani nuk e lë të vetmuar të dashurin e saj, as atëherë kur ai ka për të ushtruar apo vrapuar, meqë është ragbist.

Bukroshja 30 vjeçarja e cila është në lidhje me 22 vjeçarin Cipriani ka theksuar se edhe pse ka angazhime të shumta ajo e shoqëron atë, kjo jo për shkak të xhelozisë, mirëpo për shkak se gjatë kohës kur ai ec ose vrapon, për të shfrtyëzuar kohën për të diskutuar shumë gjëra bashkërisht, kuptohet edhe për formën e trupit.

Ai është i butë dhe shumë argëtues. Ne kemi shumë gjëra për të biseduar, edhe pse jetojmë së bashku ne kurrë nuk ndalemi së biseduari për tema të ndryshme”, ka thënë Brook.

Megjithatë, ajo ka humbur disa kile, kjo për arsye që sipas saj trajnimet i kryejnë bashkë.
Kelly kohët e fundit ka folur shumë për të dashurin e saj, pasi që e bëri zyrtare lidhjen e saj me të, “Unë flas me Danny një milion herë në ditë. Ai është shumë i talentuar”, ka thënë ajo. Ndërsa, fotot e saj gjatë ushtrimeve kanë bërë që mediat t’a kritkojnë për pamjen e saj dhe për ‘përshtatjen’ rreth trajnimeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here