Njëra prej aktoreve dhe modeleve më atraktive në botë, ylli britanik, Kelly Brook, ka bërë të ditur në “Twitter” se është shtatzënë dhe pret lindjen e një vajze.

“Tomi dhe unë jemi të lumtur që mundemi t’ju bëjmë të ditur se presim lindjen e një vajze. Jemi shumë të lumtur”, ka shkruar Keli në statusin e saj.

Kelly Brook dhe Tom Evans janë në lidhje tashmë një vit. Para Tomit, Kelly ka qenë në lidhje me aktorin Bili Zejn dhe me lojtarin e ragbit, Deni Ciprianin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here