Ndoshta modelet e Victoria’s secret i kanë mbushur ballinat e pothuajse të gjitha magazinave të njohura botërore, por sërish Kejt Moss është modeli më i njohur në botë.

Ueb sajt “Peek you” e ka përbërë listin e modeleve më të njohura të botës, e bazuar në lajmet e publikuara për modele, ballinat me fotografinë e saj dhe marrëdhënia e saj me adhuruesit nëpër rrjetet sociale.

Në vendin e parë të kësaj liste u gjend Kejt Moss, e cila pothuajse gjithë vitin ishte prezent nëpër mediume, me thashetheme, me dasmën e saj dhe me zhveshjen për kalendarin Pireli. Vendi i dytë i takoi Hajdi Klum, në të tretin Adrijana Lima.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here